Zymber Veliu
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1950 në Koroticë të Poshtme të Drenasit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kamaran, kurse të mesmen (Tekniken) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”PARAMETRAT E QARKUT ELEKTRIK TË FURRAT ELEKTRIKE ME HARK” (kr). Mr. Zymber Veliu në fillim punoi si inxh-mësimdhënës në Shkollën Teknike në Prishtinë, kurse prej vitit 1978 punon në OP “Feronikeli” në Gllogoc. Ka qenë ligjërues i lëndës Elektroteknika me rregullimi automatik në SHLT të Mitrovicës. Mr. Z.Veliu ka të botuara 5 punime shkencore, njëkohësisht merret edhe me krijimtari letrare (prozë e poezi) dhe ka 5 vepra të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.