Zijadin Krasniqi
Magjistër i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në mars të vitit 1951 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (të Makinerisë) dhe Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1981 me temën: ”ANALIZA KRAHASUESE E QËNDRUESHMËRISË DHE SHPËNZIMEVE TË PLLAKAVE PRERËSE NGA MATERIALET E FORTA MEKANIKISHT TË PËRFORCUARA DHE TË LIMITUARA TË THIKAT E TORNIMIT”(kr). Mr. Zijadin Krasniqi së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike në Prishtinë, më 1974 u zgjodh asistent i lëndëve Përpunimi me prerje I dhe II ku arriti deri te ligjërues i lartë i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka qenë i angazhuar edhe në SHLT të Mitrovicës dhe të Ferizajt. Ka qenë dy mandate prodekan i Fakultetit të Makinerisë në Prishtinë. Ka 9 tekste universitare-dispenca, 4 tekste të përkthyera nga serbishtja në shqipe për shkolla të mesme dhe 4 punime shkencore të botuara. Ka punuar në dy Projekte për Fabrika në Therandë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.