← Shfleto

Zija Bylykbashi

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në shtator të vitit 1944 në Baicë të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në Magurë, kurse Gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”KOMISIONI NDËRKOMBËTAR I KONTROLLIT DHE VEPRIMTARIA E TIJ 1913-1914” Mr. Zija Bylykbashi në fillim punoi si jurist në Ujësjellësin e Prishtinës, mandej sekretar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, tani është sekretar i ASHA të Kosovës dhe përcjell kronikën e Revistës “Studime” të ASHA të Kosovës në Prishtinë, ka të botuara 3 punime si dhe i është botuar tema e magjistraturës në dy vazhdime në Prishtinë e Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.