Zija Bejleri
Doktor i ekonomisë
Lindi më 1897 në Tossos (Maqedoni) në familje të juristit libohovitas Haki Bejleri. Zijau shkollën fillore e kreu në Libohovë, arsimin e mesëm në Liceun Franko-Turk të Gallata Sarajit (Stamboll) në vitin 1918. Pas Luftës së Parë Botërore Zija Bejleri dergohet në Francë për studime universitare në Shkollën e Lartë të Shkencave Politike të Parisit, vitin e fundit të shkollimit të lartë e përfundoi në Romë, ku doktoroi. Dr. Zija Bejleri pas kthimit në atdhe, Qeveria e Zogut e emëroi drejtor të financave në Vlorë (1922-1924), mandej qeveria e dërgoi për specializim një vit në Paris për problemet e Bankës Bujqësore. Në vitin 1930 u formua Banka Bujqësore. Kjo bankë nuk funksiononte, sepse fondi i Bankës Kombëtare përdorej për mbulimin e deficitit. Më 1925 Z. Bejleri u emrua në Ministrinë e Financave ku punoi deri më 1930. më 1931 e filloi punën në Ministrinë e Financave, mandej u dërgua drejtor i financave në Korçë. Gjatë viteve 1943-1944 ishte këshilltar kontrollues. Pas çlirimit të vendit Zija Bejleri arrestohet dhe denohet me gjyq special me 5 vjet burg ku edhe i mbajti. Dr. Zija Bejleri pas burgut u mor me përkthime nga turqishtja, frëngjishtja, italishtja në shqip.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.