Zija Abdullahu
Doktor i teologjisë islame
Lindi në tetor të vitit 1961 në Nakushak të Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë në Damask-Siri. Fakultetin e Teologjisë Islame e kreu në Universitetin Al Az Har të Kajros më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Zejtunës në Tunis, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1994 me temën:”FRYMA E NJERIUT NË KURANIN FAMËLARTË”(ar). Mr. Zija Abdullahu doktoroi në të njëjtin Universitet të Tunisit në prill të vitit 2000 me temën: ”NDIKIMI I BESIMIT NË SJELLJEN E MUSLIMANIT”(ar). Dr. Zija Abdullahu së pari u punësua si imam mandej profesor. Tash është ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ka disa punime të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.