Zhaneta Xhomo
Doktor e shekncave të agronomisë
Lindi më 1938 në Fier. Mësimet fillestar dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet për agronomi i bëri në ILB të Kamzës. Aty diplomoi më 1960. Pas diplomimit disa vjet, me rradhë punoi në Institutin e Kërkimeve Bujqësore të Lushnjës. Më 1978 e filloi punën e mësimdhënies në Shkollën e Mesme Bujqësore të Lushnjës. Ishte edhe drejtoreshë e kësaj shkolle. Zhaneta Xhomo mban gradën “Doktor Shkence” dhe “Bashkpunëtore e vjetër Shkencore”. Dr. Zhaneta Xhomo ka qenë anëtare e këshillave shkencore të Institutit të Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë si dhe në Fakultetin e Agronomisë në ILB të Kamzës. Dr. Zh. Xhomo ka të botuara disa punime shkencore. Për punën dhe kontributin e dhënë shkencor është dekoruar me dekorata të larta me “Urdhrin e Punës” dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.