Zeqirja Islami
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në shtator të vitit 1944 në Letovicë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në Raincë, kurse të mesmen (Bujqësoren) në Leskovc. Fakultetin e SHMN e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Beograd më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Departamenti i Farmaceuto-Biokimike në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”HULUMTIMET E FUNKCIONEVE GANADO-TROPIKOAVANCIME NË GRA TË SHËNDOSHA DHE TË SHTERRPA (kr). Mr. Zeqirja Islami punoi si profesor i biologjisë në shkollat e Bujanocit, së fundi punon si Inspektor i Arsimit në Komunën e Bujanocit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.