← Shfleto

Zeqirja Ballata

Magjistër i artit të muzikës – komponimit

Lindi më 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e Muzikës në Prizren. Fakultetin-Akademinë e Muzikës e kreu në Lublanë më 1967, në të njëjtën Akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare Dega e Komponimit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1969 me temën: “ KONCERT I PAVARUR I VEPRAVE TË AUTORIT“(sl). Mr. Zeqirja Ballata më 1971 u zgjodh pedagog në SHLP të Prishtinës, bashkëthemelues i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, elaburues i themelimit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë ku ishte edhe prof. ordinar dhe dekan i këtij fakulteti. Mr. Z.Ballata ka fituar shumë shpërblime si në Kosovë, Slloveni, mandej Shpërblimi i Dhjetorit i KSA të Kosovës (1968), Ka mbajtur koncerte në të gjitha kryeqendrat e Jugosllavisë dhe në shumë kryeqendra të Evropës, ka qenë kryesues i Bashkësisë së Akademive të Muzikës në Ish Jugosllavi. Më 1971 zgjidhet anëtar korrespodent e më vonë edhe anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës në Prishtinë, dhe bashkëpunëtor i Fakultetit Pedagogjik të Mariborit. Akademik Zeqirja Ballata ka më tepër se 110 opuse kamertale, korale, orkestrale të mbajtura në Festivale të ndryshme në vend dhe në Evropë, ka edhe 13 vepra të kryera muzikore, 30 koncerte-mbramje autoriale më se 60 librakompozime e studime të botuara. Akademik Zeqirja Ballata jeton dhe punon në Slloveni.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.