← Shfleto

Zeqir Shaqiri

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në dhjetor të vitit 1960 në Novosellë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Pozharan, kurse të mesmen në Viti. FSHMN-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare dhe të doktoratës i bëri në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë ku edhe doktoroi në dhjetor të vitit 1996 me temën:”STUDIM I ACIDEVE NUKLEIKE ME LASERIN PIKOSEKOND”(an). Nostifikimin e doktoratës e bëri në FSHMN të Prishtinës. Dr. Zeqir Shaqiri së pari punoi si profesor i fizikës në Gjimnaz të Ferizajt. Pas kthimit nga Bullgaria u pranua ligjërues në SHLP të Prishtinës, ku ligjëron fizikën e gazrave, mekanikën dhe Termodinamikën. Ka të botuara 7 punime shkencore jashtë Kosovës dhe bashkautor në 14 punime shkencore. Ka marrë pjesë në 14 konferenca ndërkombëtare me kumtesa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.