Zeqir Dervishi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shtator të vitit 1953 në Kastriot të Skenderajt. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1978. Specializimin dhe studimet postdiplomike i bëri në Universitetin e Zagrebit ku edhe magjistroi më 1998 me temën: ”INCIDENCA DHE ETIOLOGJIA E GRAVIDANCËS EKTOPIKE NË RAJONIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS”(kr). Mr. Zeqir Dervishi më vonë doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 2000 me temën: ”DIAGNOSTIKA E HERSHME KLINIKE DHE OPERATIVE E GRAVIDANCËS EKTOPIKE, TRAJTIMI OPERATIV, REANIMACIONI SI DHE NDIKIMI I SAJ NË FERTILITET NË KOSOVË”. Dr. Zeqir Dervishi së pari punoi si mjek në Prizren, mandej në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë dhe tash është asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara 5 punime shkencore si autor dhe 7 punime si koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.