Zeqir Demi
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1949 në Lisockë të Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Hogosht, kurse gjimnazin e kreu në Kamenicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet (PA SHKËPUTJE NGA PUNA), dhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1984 me temën:”ZHVILLIMI I SHKOLLAVE DHE I ARSIMIT NË TERRITORIN E SOTËM TË ANAMORAVËS NË PERIUDHËN E RINDERTIMIT TË VENDIT”. Mr. Zeqir Demi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor 1997, me temën: ”ZHVILLIMI I SISTEMIT EDUKATIVOARSIMOR NË KOSOVË MBI BAZAT E LEGJISLACIONIT ARSIMOR (1945-1990)”. Dr. Zeqir Demi pas kryerjes së fakultetit punoi si prof. i pedagogjisë në Gjimnazin e Kamenicës, si inspektor i Arsimit në Kamenicë, në Pleqësinë e Arsimit të Kosovës, mandej sekretar i kësaj Pleqësie në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, më 1997 filloi punën në SHLP të Gjilanit si ligjërues i pedagogjisë II dhe i metodikës. Dr. Z. Demi ka të botuara 60 punime shkencore-profesionale, dhe 2 botime të veçanta.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.