Zenun Mulaj
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në dhjetor të vitit 1941 në Tropojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Shkodër. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Petersburgut (Rusi) dhe i përfundoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Fizikë në Tiranë më 1963. Ka kryer disa specializime pasuniversitare dhe doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës në qershor të vitit 1983 me temën: ” DISA MODELIME NË FIZIKËN E TRUPAVE TË NGURTË DHE VLERA APLIKATIVE E NJOHJES SË TYRE”. Dr. Zenun Mulaj në fillim ishte mësimdhënës i fizikës. U zgjodh pedagog në Katedrën e Fizikës të Universitetit të Tiranës, më 1985 Kandidat i Shkencave e më 1993 “Doktor shkence” “Profesor”. Dr. Z. Mulaj ka 20 punime shkencore, ka 3 tekste për shkollën fillore, 5 për shkolla të mesme dhe 8 tekste universitare dhe një monografi të botuar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.