← Shfleto

Zenun Loshaj

Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në qershor të vitit 1949 në Carrabreg të Epërm të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, kurse të mesmen (Normalën) në Gjakovë. Fakultetin e SHMN-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1987 me temën: ”PROBLEMET E PËRKATËSISË SË FUNKCIONEVE ANALITIKE NË Z<1 DHE DERIVATET E TYRE NË KLASAT Hp, P>0 “. Mr. Zenun Loshaj në fillim punoi si arsimtar në Prishtinë e pas diplomimit si prof. i matematikës në Gjimnazin e Deçanit e më 1983 u pranua asistent i matematikës I, II dhe III Dega e matematikës të FSHMN të Prishtinës dhe në Degën e Elektroteknikës, kurse tash është ligjërues i matematikës I dhe II në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Mr. Z. Loshaj është autor i një teksti universitar nga matematika.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.