← Shfleto

Zenun Iseni

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1944 në Torin të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gostivar. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1996 me temën: ”DHUNA NDAJ FËMIJËVE DHE TË MITURVE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE”. Mr. Zenun Iseni pas diplomimit punoi si jurist në Gostivar, mandej u angazhua për ngritjen profesionale dhe magjistroi në Prishtinë. Punon dhe jeton në Gostivar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.