← Shfleto

Zenel Kabashi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në shkurt të vitit 1942 në Kabash të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në Korishë, të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Sarajevë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1996 me temën: ”MEKANIZMI I SHFAQJES SË ULCERËS GASRODEUDONALE TE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE OBSTRUKTIVE PULMONALE”. Dr. Zenel Kabashi është themelues i Shërbimit Gastroenterologjik në Kosovë dhe ka qenë Kryeshef i Shërbimit në fjalë. Më 1978 është zgjedhur asistent i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku tash është docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 15 punime profesionale dhe 7 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.