← Shfleto

Zekirja Idrizi

Magjistër i shkencave teknike – hidroteknikës

Lindi në shtator të vitit 1959 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknike) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Ndërtimtarisë-Dega e Hidroteknikës e kreu në Shkup më 1985. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Shkup në maj të vitit 1989 me temën: ”MODELET MATEMATIKORE PËR CAKTIMIN E PARAMETRAVE OPTIMALE TË KAPËRDERDHËSVE”(ma). Mr. Zekirja Idrizi pas magjistrimit u pranua si asistent i hidroteknikës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Prishtinës. Ka punuar disa projekte si p.sh. ate të rregullimit të shtratit të Mirushës dhe shumë të tjera. Punoi edhe në Universitetin e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.