← Shfleto

Zeki Bejtullahu

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1939 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Agronomisë e kreu në Shkup më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Dega Ekonomika dhe organizimi në Shkup ku magjistroi në maj të vitit 1972 me temën: ” PROBLEMI I ORGANIZIMIT TË PUNËS DHE UDHËHEQJA NË QENDRAT E MËDHA TË INTEGRUARA”(sr). Mr. Zeki Bejtullahu doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Beogradit në janar të vitit 1976 me temën: ”EKONOMIA BASHKËKOHORE AGRARE E JUGOSLLAVISË DHE VENDI I SAJË NË SISTEMIN EKONOMIK”(sr). Dr. Z. Bejtullahu punoi në KBI “Erenik” të Gjakovës, në Entin Krahinor të Planifikimit Shoqëror, ka qenë ndihmësekretar federativ për Ekonomi dhe Bujqësi dhe drejtor i Fondit Federativ për Kreditimin e Republikave dhe të Krahinave jomjaft të zhvilluara. Ushtroi shumë detyra në nivel shteti në ish Jugosllavi, është autor i 9 vëllimeve nga shkencat e ekonomisë, 30 libra shkencore të botuara si bashkautor, ka të botuara më tepër se 200 punime profesionale edhe jashtë Kosovës. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jasht vendit. Merret me pikturë dhe ka ekspozua në Prishtinë, Zagreb, Dubrovnik, Beograd, Perugjia etj. Dr. Zeki Bejtullau është prof. ordinar i lëndës Baza e biznesit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.