Zejnullah Jakupi
Magjistër i shkencave të informatikës
Lindi në janar të vitit 1935 në Nishec të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Orllan, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”FORMAT DHE PËRMBAJTJA E PUNIMEVE SHKENCORE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS”(kr). Mr. Zejnullah Jakupi së pari punoi si mësues, këshilltar për orientim profesional të punëtorëve, si drejtor i Shkollës fillore, i Shkollës së mesme Ekonomike dhe i Gjimnazit “Xh. Doda” dhe si kryeinspektor i arsimit në Prishtinë. Ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.