Zejnulah Gruda
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1936 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Sarajevë më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1969 me temën: ”MOSINTERVENIMI NË TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE BASHKËKOHORE”(sr). Mr. Zejnullah Gruda doktoroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd në mars të vitit 1986 me temën: ”KANALI I PANAMASË-STUDIM NDËRKOMBËTAR JURIDIK”(sr). Dr. Zejnullah Gruda u zgjodh asistent i së Drejtës ndërkombëtare publike në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë sekretar Krahinor për marrëdhëniet me jashtë, ambasador i RSFJ në Panama. Ka të botuar disa punime shkencore dhe 5 tekste universitare dhe 1 monografi. Ligjëron në të dy Universitetet në Tetovë, është ligjërues në Shkollën e tretë të studimeve në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka marrë shumë dekorata-shpërblime për punë, (një nga Universiteti i Sarajevës më 1988).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.