← Shfleto

Zef Ndoja

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1942 në Bec të Gjakovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Cërmjan, kurse të mesmen (Bujqësore) e kreu në Svillajnac. Fakultetin e Bujqësisë-Drejtimi i teknologjisë së pemëve dhe të perimeve - e kreu në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën e Studimeve Postdiplomike në Grupin e Biologjisë eksperimentale në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1973 me temën: ”NDIKIMI I KOFEINËS NË VEPRIMIN MUTAGJEN TË RREZATIMIT ULTRAVJOLLCË NË MAJËN CANDIDA LIPOYTICA”(kr). Mr. Zef Ndoja doktoroi në Fakultetin e Bioteknologjisë-Bujqësisë në Zagreb në qershor të vitit 1988 me temën: ”NDIKIMI MIKROTOKSIK I ZEARALENONIT (F-2 TOKSIK) NË CIKLIN E INKUBACIONIT DHE TË PRODHIMIT TË VEZËVE”(kr). Dr. Zef Ndoja punoi në Kombinatin “Erenik” të Gjakovës dhe në KBI”M. Zeqar” të Ferizajt. Mandej erdhi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku ligjëroi lëndët; Teknologjia e prodhimeve blegtorale dhe teknologjia e përpunimit të pemëve dhe të perimeve, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka një praktikum të teknologjisë së përpunimit blegtoral të botuar dhe 20 punime shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.