Zef Gjoni
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1937 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Shkup, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1962. Specializimin për pediatër e bëri në Beograd kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1978 me temën: ”NDRRIMET KARDIOVASKULARE TE FËMIJËT E SËMURË NGA GLOMEROLONEFRITI AKUT”(sr). Dr. Zef Gjoni së pari punoi si mjek në Ferizaj, mandej në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës si pediatër dhe më vonë u zgjodh asistent i pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësj lënde. Ka qenë edhe shef i Klinikës së Fëmijëve të Prishtinës dhe ka të botuara 40 punime shkencore si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.