← Shfleto

Zahadin Shemsedini

Doktor i shkencave të natyrëps – fizikës

Lindi në janar të vitit 1950 në Dragash (Sharr). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e FSHMN-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Instituti i Fizikës i Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”KALIM FAZOR NË SULFIDIN E BAKRIT SUPERJONIK”(kr). Mr. Zahadin Shemsedini doktoroi në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 1987 me temën: ”TRANSPORTI I ENERGJISË ME ANË TË SOLITONEVE TE KRISTALET MOLEKULARE NJËDIMENZIONALE”. Dr. Zahadin Shemsedini që nga viti 1974 punon në SHLP të Prizrenit e më vonë asistent i lëndës Fizika e trupave të ngurtë në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në Degën e Fizikës në këtë fakultet. Ku ka qenë edhe prodekan i FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 8 punime profesionale e 10 shkencore, 6 tekste për shkolla fillore, 4 për shkollë të mesme dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.