← Shfleto

Ymer Shaqiri

Magjistër i artit – grafikës

Lindi më 1955 në Sveçël të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniken) në Obiliq. Fakultetin e Arteve – Dega e Grafikës - e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1984 me temë vizatim të lirë. Mr. Ymer Shaqiri së pari punoi si teknik në Kombinatin “Kosova” në OP “Ngrohtorja”, mandej në Shtëpinë e Kulturës si artist i Grafikës në Obiliq. Mr. Ymer Shaqiri ka organizuar ekspozita, kryesisht në ato kolektive në cilat ka punuar dhe mori pjesë në ekspozita të organizuara prej viti 1982 deri më 1987 kur e lëshoi Kosovën. Në ekspozita kolektive ka marrë pjesë në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë, Gjermani dhe Japoni ku nuk i kanë munguar shpërblimet si 3 shpërblime nga Prishtina dhe 1 nga Zagrebi. Aktualisht vepron jashtë Kosove.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.