← Shfleto

Ymer Koçinaj

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1933 në Vermicë të Prizrenit. Shkollën fillore e nisi në Zhur dhe e kreu në Prizren ku e kreu edhe të mesmen (Gjimnazin). Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1961. Specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe në Pragë të Çekosllovakisë, doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1976 me temën: ”VEÇORITË E SËMUNDJEVE KORONARE TË ZEMRËS NË KSA TË KOSOVËS TE TË SËMURËT E MJEKUAR NË REPARTET INTERNE NË PERIUDHËN PREJ VITIT 1968-1973”(sr). Dr. Ymer Koçinaj në fillim punoi si mjek në Qendrën Mjekësore të Prizrenit, prej aty specializoi mjekësinë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit. Më 1970 u zgjodh asistent i lëndës Mjekësia Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 132 punime shkencore si autor-koautor dhe një tekst si monografi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.