Ymer Hoxha
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1943 në Krani të Resnit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1974 me temën: ”HULUMTIMET E NDIKIMIT TË ATRAZINIT DHE DISTRIAZINIT-SULFIDIT “CTS” NË DISA BIMË”(kr). Mr. Ymer Hoxha pas diplomimit u zgjodh asistent i lëndës fiziologjia e bimëve në Katedrën e Biologjisë të FSHMN të Prishtinës dhe arriti deri te ligjërues i lartë i kësaj lënde në këtë fakultet. Këtë lëndë e ligjëron edhe tash në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Mr. Ymer Hoxha ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.