← Shfleto

Ymer Elezi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në shkurt të vitit 1951 në Livoç të Ulët të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Nish, ku e ndoqi specializimin dhe magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”ASPEKTI KLINIK, BIOKIMIK DHE RADIOLOGJIK I INFEKSIONEVE URINARE”. Mr. Ymer Elezi doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në shtator të vitit 1999 me temën: ”PROBLEMI I DIAGNOSTIFIKIMIT DHE MJEKIMIT TË OSTEODIOSTROFISË RENALE”. Dr. Ymer Elezi së pari punoi si mjek në Gjilan e më 1983 u zgjodh asistent i Mjekësisë Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës e në vitin 2000 u zgjodh drejtor i Klinikës Interne të Prishtinës. Ka të botuara 24 punime nga lëmia e nefrologjisë dhe një tekst për shkolla të mesme të mjekësisë me bashkautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.