← Shfleto

Ymer Bytyçi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1932 në Kërvasari të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në Duhël të Suharekës, progjimnazi në Prizren, shkollën normale në Gjakovë. Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsis Shqipe, e kreu në Beograd më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën: ”KRIJIMTARIA LETRARE E MIHAIL GRAMENOS”. Mr. Ymer Bytyçi së pari punoi si mësues në Suharekë, mandej si lektor-gazetar në Radio Prishtinë dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i së përditshmes “Rilindja” dhe Entit të Teksteve dhe të mjeteve Mësimore të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.