← Shfleto

Ylli Gusho

Doktor i shkencave të pylltarisë

Lindi më 1937 në Korçë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Pylltarisë e kreu në Universitetin e Sofjes (Bullgari) dhe u diplomua si inxhinier i shfrytëzimit të pyjeve më 1960. Pas diplomimit u emërua në Ndërmarrjen Pyjore të Shkodrës, mandej në Fushë Arrëzë. Prej aty transferohet në Elbasan, më 1969 kalon në Korçë. Ylli Gusho mban gradën “Doktor i shkencave” ka një repertuar të madh botues me shumë artikuj shkencorë, me 2 tekste universitare, 3 broshura dhe 2 manuele. Dr. Y.Gosho dha kontribut të çmuar në shfrytëzimin e pyjeve për ndërtimin e teleferikëve në terrenet tona tepër të thyera (të vështira).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.