Ylli Bektashi
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeofizik
Lindi në gusht të vitit 1954 në Tepelenë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1978. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1994 me temën:” SI VLERËSIMET CILËSORE E SASIOR I SHTRESAVE TË QYMYRIT ME ANËN E TË DHËNAVE TË METODAVE GJEOFIZIKE TE PUSET, STUDIMI I RRJETIT DHE KALIMI NË SHPIMIN PA KAMPION PËR RAJONIN E MOKRËS.” Dr. Ylli Bektashi së pari punoi si inxh. gjeofizikan në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës. Është marrë me metodat gjeofizike të karotazhit dhe ka punuar për qymyret në zonën e Pogradecit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.