Yll Zajmi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1934 në Krumë. Shkollën fillore e nisi në Kukës dhe e kreu në Prizren, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë - e kreu në Beograd më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1975 me temën: ”VEPRIMTARIA PUBLICISTIKE DHE LETRARE E PASHKO VASË-SHKODRANIT”. Mr. Yll Zajmi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në janar të vitit 1984 me temën: ”FAN.S.NOLI JETA DHE VEPRAT”. Dr. Yll Zajmi së pari punoi si mësues e si profesor në Gjimnaz si dhe në SHLP “Xh. Doda” të Prizrenit si ligjërues i lëndës Letërsia Shqipe I dhe II dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Ka të botuara një numër punimesh shkencore. Gjithë kohën punoi në ngritjen e kuadrit arsimor të Prizrenit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.