Ylber Muceku
Magjistër i gjeologjisë – gjeoteknik
Lindi në mars të vitit 1963 në Burrel. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1987. Studimet pasuniversitare për Inxhinieri gjeologjike i bëri në Universitetin “Karl-Eberhard” të Tybingenit (Gjermani) dhe mori titullin “Master” për Degën Gjeologji inxhinierike, Hidrogjeologji. Mr. Ylber Muceku ka punuar si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Burrelit. Ka qenë shef Seksioni në Qendrën Gjeologjike Civile të Tiranës. Ka bërë hulumtime për zbulimin e mineralit të kromit. Rezultatet i paraqiti në 8 raporte gjeologjike, dhe në 2 artikuj të botuar shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.