Xhevdet Thaçi
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në shtator të vitit 1962 në Muçivërc të Kamenices (Dardanës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Rogaçicë, të mesmen (Gjimnazin Matematikor) e kreu në Prishtinë. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1998 me temën: ”GJENERALIZIMI I TEOREMAVE TË DEZARGUT”. Mr. Xhevdet Thaçi së pari punoi si profesor i matematikës në Gjimnaz të Kamenicës, mandej në QELL të “BANKOSIT” në Prishtinë, pas një kohe përseri u kthye me punë në Gjimnaz të Kamenicës e më vonë kaloi në Shkollën e Mjekësisë të Gjilanit dhe më në fund u zgjodh ligjërues i koncepteve fillestare të matematikës në .SHLP të Gjilanit. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.