Xhevdet Ibrahimi
Magjistër i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në shkurt të vitit 1943 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup. FSHMN-Dega e Fizikë e kreu në Beograd, dhe diplomoi në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Instituti “R.Boshkoviq” në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1982 me temën:”KONVERZIMI I MBREDSHËM I DYFISHTË NË INDIUMIN 113m”(kr). Mr. Xhevdet Ibrahimi së pari punoi si mësues si profesor në Gjimnazin e Preshevës, të Prishtinës, në Akademinë Pedagogjike të Shkupit si ligjërues i fizikës II, kurse prej vitit 1976 kaloi si ligjërues i Fizikës II në SHLP të Prishtinës dhe tash është profesor. i rregullt i kësaj shkolle. Ka të botuara 2 punime shkencore, 35 punime profesionale, 10 punime didaktikometodike dhe 2 tekste universitare nga lëmi i fizikës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.