Xhevdet Elezi
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi në qershor të vitit 1957 në Blaçë të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Bresanë, të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prizren, kurse Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Sarajevës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1991 me temën: ”NDIKIMI I HEDHURINAVE PAS EKSTRAHIMIT TË Zn NË VETITË KIMIKE TË SMONICËS NË KOSOVË DHE VETITË E BIMËVE EKSPERIMENTALE”(sr). Mr. Xhevdet Elezi doktoroi në të njëjtin fakultet në Sarajevë në korrik të vitit 1998 me temën: ”NDIKIMI I USHQIMIT FOLIAR NË PRODHIMTARI DHE PËRBËRJEN KIMIKE TË ORGANEVE TË VISHNJËS”(sr). Dr. Xhevdet Elezi punën e filloi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës si asistent i Agronomisë, kurse tash është docent i kësaj lënde. Ka qenë prodekan dhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 15 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.