← Shfleto

Xhevat Shkodra

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në maj të vitit 1949 në Desivojcë të Dardanës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e nisi në Shkup dhe e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1975. Specializimin dhe studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”RËNDËSIA E PRINCIPEVE DIAGNOSTIKE NË VLERËSIMIN E FUNKSIONIT TË SHUPLAKËS”(kr). Mr. Xhevat Shkodra e vazhdoi punën shkencore në Tiranë, Zagreb e Prishtinë ku doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në mars të vitit 1998 me temën: ”SINDROMA CERVIKOBRAKIALE, SËMUNDJET REUMATIKE DHE GJENDJA E GJYMTYRËVE TË SIPËRME NË NDRYSHIMIN FUNKSIONAL TË SHUPLAKËS”. Dr. Xhevat Shkodra punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit si dhe kryeshef i saj, si mësimdhënës në shkollën e Mjekësisë në Gjilan. Kaloi në Dispanserinë e Mjekësisë së Punës në KIN “Ramiz Sadiku “ në Prishtinë, ku ishte zëvendësdrejtor. Ligjërues i lëndës së higjienës në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës. Ka të botuara 40 punime e kumtesa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.