Xhevat Nurboja
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1942 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1978 me temën: TUBERKULOZI PROBLEM I SHËNDETËSISË PUBLIKE NË KOSOVË”(kr). Mr. Xhevat Nurboja doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1985 me temën: ”NDIKIMI I FAKTORËVE SOCIAL NË SITUATËN EPIDEMIOLOGJIKE TË TUBERKULOZIT NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Xhevat Nurboja i kreu tri specializime, mjekësi fizikale, pneumoftiziologjin dhe reumatologjinë në Zagreb dhe Beograd. Punoi si mjek në Banjë të Pejës, në Spitalin e sëmundjeve të Mushkërive në Pejë dhe në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në Spitalin e Mushkërive. Tash është prof. inordinar i pneumoftiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka ligjëruar në Gjuhën serbe në këtë fakultet. Ka të botuara 8 punime. Nuk është largua nga puna nga pushteti serb.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.