Xhevat Kamberaj
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1956 në Suriganë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Rakosh, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku edhe magjistroi më qershor të vitit 1991 me temën: ”HULUMTIMET PATOMORFOLOGJIKE TË SËMUNDJES CISTIKE DHE DISPLAZISË SË VESHKËVE”. Mr. Xhevat Kamberaj doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në shkurt të vitit 1998 me temën:”ROLI I PROTEINËS TOMM-HARSFA NË DËMTIMET E VESHKEVE TEK SËMUNDJET KRONIKE TABULOINTERSTICIALE”. Dr. Xhevat Kamberaj punoi si mjek në Institutin e Anatomisë Patologjike të Prishtinës, së pari u zgjodh asistent i patologjisë dhe arriti deri te prof.inordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Dr. Xh. Kamberaj ka të botuara 42 punime shkencore, 9 prej tyre të botuara jashtë vendi dhe 1 dispensë për studentë të mjekësisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.