← Shfleto

Xhevat Hasani

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1953 në Brezë të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në Brodosanë, kurse atë të mjekësisë në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë - Dega Imunologji-Alergologji në Zagreb ku edhe u magjistrua në prill të vitit 1984 me temën:”?“(kr). Mr. Xhevat Hasani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1989 me temën: ”HULUMTIMET E STATUSIT IMUNOLOGJIK TE SHTATZËNSËSIA NORMALE”. Dr. Xhevat Hasani së pari punoi si mjek në Institutin e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në fillim si asistent dhe arriti deri te prof. inordinar i Fiziologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 20 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.