Xhemzi Xhemalaj
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shtator të vitit 1955 në Fier. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Aty edhe ka doktoruar më 1999 me temën: ” HIDROGJEOLOGJIA E RAJONIT TË VENDBANIMEVE KARBONATIKE DHE KRITERËT HIDROGJEOLOGJIKE TË VLERËSIMIT TË PERSPEKTIVËS NAFTËGAZMBAJTËSE”. Dr. Xhemzi Xhemalaj së pari punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, mandej pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1999 mori titullin “Profesor i asocuar”. Është marrë me studime hidrologjike të vendburimeve të naftës. Ka të botuar disa punime shkencore. Është anëtar i Shoqatës së Speleologëve të Shqipërisë. Ka të botuara edhe disa tekste mësimore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.