Xhemshit Duriqi
Magjistër i shkencave ekonomike – finansave publike
Lindi më 1939 në Obranqë të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore e kreu në Podujevë, të mesmen (Shkollën Ekonomike) në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën e Studimeve Postdiplomike në Zagreb. Aty edhe magjistroi në tetor të vitit 1980 me temën:”MJETET PLOTËSUESE TË KSA TË KOSOVËS ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË ZGJIDHJEN E GJENDJES PËR PERIUDHËN PREJ 1976 DERI ME 1980”(kr). Mr. Xhemshit Duriqi së pari ishte mësimdhënës në shkollën Ekonomike të Prishtinës, si Zëvendësdrejtor i përgjithshëm në “Rilindje”, Sekretar i financave dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të KSA të Kosovës, Guvernator i Bankës Popullore të Kosovës, drejtor i Përgjithshëm i Kontabilitetit Shoqëror të Jugosllavisë në Kuvendin Federativ të Jugoslavisë, delegat i Dhomave të Republikave, drejtor i përgjithshëm i “Feronikelit” në Gllogoc. Mr. Xh. Duriqi ka të realizuara 10 projekte për zhvillimin e Kosovës, kurse tash është Këshilltar në Ministrinë e Financave të Kosovës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.