← Shfleto

Xhemajl Fejzullahu

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në qershor të vitit 1950 në Vojnoc të Shtimjes. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme (Teknike) e kreu në Ferizaj, Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë në Zagreb ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1985 me temën: ”KONTRIBUT PËR TOPLIFIKIMIN E QYTETIT TË FERIZAJT”(kr). Mr. Xhemajl Fejzullahu doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në shtator të vitit 1999 me temën: ”MODELIMI DHE HULUMTIMI EKSPERIMENTAL I PROCESEVE VATRORE TE DJEGIA E GAZIT NGA THËNGJILLI”. Dr. Xhemajl Fejzullahu në fillim punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Ferizajt, si ligjërues në SHLT të Ferizajt, udhëheqës teknik në OP.”Mineks”. Ka qenë dy mandate drejtor i QSHL të Ferizajt, mandej kaloi në Fakultetin Teknik të Prishtinës si asistent e ligjërues i lëndëve Turbomakinat termike dhe matjet në energjetikë. Ka të botuara 4 tekste universitare si autor-koautor, 10 punime profesionale të botuara, ka marrë pjesë në shumë projekte të “Mineksit” të Ferizajt.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.