← Shfleto

Xhemail Bajraktari

Doktor i shkencave të mjekësis – radiologjisë

Lindi më 1938 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Istog, ku e filloi edhe gjimnazin që e kreu në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Sarajevë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Radiologjisë, në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”BAZAT E MBROJTJES NGA RREZET JONIZUESE ME VËTREJTJE TË POSAÇME TË PËRDORIMIT DIAGNOSTIK TË RADIO-NUKLEIDEVE”(kr). Mr. Xhemajl Bajraktari doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën:”EMPTYSELLA SYNDROMASPEKTI RADIOLOGJIK”. Dr. Xh. Bajraktari së pari punoi si mjek në Pejë, Vishegrad e më 1968 kaloi në Spitalin e Prishtinës, mandej specializoi radiologjinë në Entin e Radiologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Zagrebit dhe vazhdoi specializimin në Institutin e Neuroradiologjisë në Spitalin e Karolinës në Stokholm. Dr. Xh. Bajraktari është doktor i parë i radiologjisë në Kosovë, ka të botuara 55 punime shkencore nga radiologjia e tash është prof. ordinar i radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ka marrë pjesë në shumë simpoziume të radiologjisë në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.