← Shfleto

Xhelil Rufati

Magjistër i artit – skulpturës

Lindi në nëntor të vitit 1957 në Zhuzhnjë të Rekës së Epërm të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gostivar. Fakultetin e Arteve – Dega e Skulpturës - e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në janar të vitit 2000 me temën: ” VIZIONET TEMATIKE NË KRIJIMTARINË TIME”. Mr. Xhelil Rufati ka qenë “Student i dalluar” në Fakultetin e Arteve (1982). Mr. Xh. Rufati në fillim punoi si profesor i artit në Gjimnaz të Gostivarit mandej në Akademinë e Arteve të Bukura të Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe personale prej vitit 1984 – 1994 në Gostivar, Tetovë, Shkup, Prizren, Dibër dhe Tiranë. Aktualisht punon si profesor i Artit në Gostivar, dhe në Universitetin e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.