Xheladin Shala
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1949 në Mushtisht të Suharekës (Therandës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1979 me temën:”MARRËDHËNIET SHQIPTARO – JUGOSLLAVE 1918 – 1924”. Mr. Xheladin Shala doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1986 me temën”: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-SERBE 1912 – 1918”. Dr. Xheladin Shala së pari punoi si profesor i historisë në Gjimnaz të Suharekës, mandej u pranua në Institutin Albanologjik në Degën e Historisë - në Prishtinë. Tash është këshilltar shkencor në lëmin e historisë ku edhe punon. Ka të botuara 100 punime profesionale e shkencore, 1 monografi dhe tezen e disertacionit. Dr. Xh. Shala ka qenë kryetar shumëvjeçar i “Gjurmimeve Albanologjike”- seria e Shkencave të historisë. Mori pjesë me kumtesa në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.