← Shfleto

Xhavit Kryeziu

Magjistër i mbrojtjes – vetëmbrojtjes

Lindi në prill të vitit 1943 në Rogoçicë të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalën) në Gjilan. SHLP-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prizren, kurse Shkallën e Dytë të fakultetit Filozofik në të njëjtën degë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore në Beograd ku edhe magjistroi në maj të vitit 1990 me temën: ”RËNDËSIA DHE VENDI I KOMUNËS NË PËRGATITJEN DHE KRYERJEN E MOBILIZIMIT TË SUBJEKTEVE TË MBROJTJES SË PËRGJITHSHME POPULLORE”(sr). Mr. Xhavit Kryeziu në fillim punoi si mësues, arsimtar në vendlindje, mandej profesor në Gjimnaz të Kamenicës. Kryeshef i Departamentit të Mbrojtjes Popullore në Kamenicë. Më 1981 u zgjodh ligjërues i lëndës MPP dhe VSH në Fakultetin Teknik të Prishtinës, mandej komandant i Shtabit të Mbrojtjes Popullore Teritoriale të Kamenicës. Më 1988 pushteti serb e largoi nga puna. Ka publikuar disa punime profesionale dhe një tekst të Mbrojtjes për shkolla të mesme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.