← Shfleto

Xhavit Ahmeti

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1952 në Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Gjilan. Fakultetin e SHMN e filloi në Sarajevë dhe e kreu në FSHMN-Dega e Kimisë në Prishtinë më 1975 Studimet pasuniversitare i mbaroi në FSHMN-Drejtimi i Kimisë në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1981 me temën: “REAKSIONET E ESTERIT DIMITILIK C8(III) PROTOPORFIRINËS IX NË TRETËS PROTIKË ME IMIDAZAL, PIRIDINË DHE DERIVATET E PIRIDINËS“ Mr. Xhavit Ahmeti doktoroi në FSHMN-Dega e Kimisë në Zagreb në qershor të vitit 1985 me temën: “KINETIKA DHE MEKANIZMI I REAKSIONEVE TE DISA KOMPLEKSEVE TË METALEVE ME PARIFINIRAT NË TRETËS PROTIKË E APROTIKË, POLARË E JOPOLARË MEKANIZIMI I OKSIDIMIT TË METALEVE“(kr). Dr. Xhavit Ahmeti si student i dalluar pas diplomimit u zgjodh asistent i kimisë analitike instrumentale në Katedrën e Kimisë të FSHMN në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Me 1992 u zgjodh këshilltar për arsim dhe deputet i Republikës së Kosovës. Dr. Xh. Ahmeti ka të botuara 24 punime shkencore, 6 tekste shkollore. Vdiq në fatkeqësi trafiku në rrugë për Beograd më 1996.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.