Xhanfise Frashëri – Basha
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lindi më 1912 në Frashër të Dangllisë së Përmetit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen të Fondacionit Amerikan “Qirjas”- Shkolla e Dakos e kreu me sukses të shkëlqyeshëm më 1932, e mandej u regjistrua në Universitetin e Bostonit ku edhe e kreu Fakultetin e Mjekësisë më 1936, me sukses të shkëlqyeshëm dhe ishte ndër katër mjekët që morën Medalje të Artë në Universitetet e SHBA në vitin 1936. Ishte e vetmja Pediatre që mbaroi shkollimin në Amerikë dhe u kthye të shërbejë mjeke në Shqipëri. Ajo i studioi sëmundjet e”Kalazorit” tek fëmijët - një sëmundje e rrallë në Ballkan. Dr. Xhenfisja ishte shëmbëlltyrë e Pediatrisë Shqiptare. Kishte ide që në vitet 1960 ta organizonte Institutin të Puerikulturës për fëmijë që filloi të realizohej më 1972. Pra, Xhenfisja ishte themeluese e këtij Instituti. Mjekësisë Shqiptare iu shtua edhe një Shërbëtore e re të Ashkipajt zonja doktorreshë Xhenfise, M. Frashëri të The Wameus Medical College of Pelsylvania të Filadelfisë në SHBA dhe më 1936 u doktorua në mjekësi. Dr. Xh. Frashëri-Basha u mor me punime shkencore nga Pediatria. Ka të botuara 6 punime shkencore. Ishte studentja shqiptare që habiti Amerikën. Vdiq më 1971.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.