Xhaferr Qosja
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1924 në Elbasan, mësimet e para dhe Normalen e kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Botanikë e kreu në Tiranë më 1951. Më 1957 kaloi në Institutin e Lartë të Bujqësisë (Universiteti Bujqësor Kamzë). Më 1963 mori gradën “Kandidat i shkencave”. Për pjesën e parë të doktoratës pati për temë “Barërat e këqija të kulturave bujqësore në Shqipëri” e mbrojtur më 1963. U doktorua më 1979 me temën:” FLORA DHE VEGJETACIONI I SHQIPËRISË JUGLINDORE”. Dr. Xhaferr Qosja ka punuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës, dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës ku dha kontribut në formimin e Herbariumit Kombëtar, që është arritje me vlerë në Botanikën shqiptare. Ka marrë pjesë në hartimin e fjalorëve Botanikë dhe të fjalorëve enciklopedikë shqiptarë. Vdiq në Tiranë më 1996.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.