← Shfleto

Vuksan Kalaj

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1942 në Pikole të Podgoricës. Shkollën fillore e kreu në Tuz, ndërsa të mesmen në Tivar. Fakultetin Filozofik – Dega e Kimisë e nisi në Prishtinë, kurse Shkallën e dytë e kreu në FSHMN të Beogradit më 1968. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në shkurt të vitit 1975 me temën: ”FOTOLIZA DIDAZOKETONA NË SERINË E STEROIDEVE”(sr). Mr. Vuksan Kalaj doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në korrik të vitit 1982 me temën: ”SINTEZA E DISA DERIVATEVE TË REJA TË CIKLIZUARA DHE TË KONDENZUARA TË KUMARINËS”(sr). Dr. Vuksan Kalaj ka punuar si prof. në Ferizaj, në kombinatin “Kosova” të Obiliqit. Më vonë kaloi me punë në FSHMN-Dega e Kimisë së pari si asistent e mandaj arriti deri te prof. ordinar i lëndës Bazat teorike të Kimisë Organike-Stereokimisë në FSHMN të Prishtinës, ku edhe punon. Ka të botuara 35 punime si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.