Vllaznim Xhiha
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1952 në Prishtinë. Shkollën fillore e nisi në Beograd dhe e kreu në Zelandë të Re. Shkollën e mesme teknike e kreu në Cyrih të Zvicrës. Fakultetin e Elektroteknikës e nisi në Beograd dhe e kreu Fakultetin Politeknik të Zyrih-ut ku diplomoi në Katedrën e Automatikës më 1976. Në Fakultetin Politeknik të Cyrihut i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në tetor të vitit 1979 me temën: ”NDRYSHIMET E DY METALEVE CENTA-TY EQUIVALENCE”(gj). Tema ishte nga lëmi Veprimtarisë së rregullimit automatik të proceset reale. Mr. Vllaznim Xhiha është ligjërues i lëndës Proceset optimale digjitale në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuar 1 dispensë për studentë të Elektroteknikës. Jeton dhe punon në Zvicër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.